Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist që ka pranuar të luajë për Kosovën. Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë.
Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipet tona kombëtare, përcjell arbresh.info.
Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij.
Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane.
Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme.
Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq