Gjiganti italian Milan vazhdon të përballet me largime futbollistësh për edicionin e ardhshëm, raportojnë mediat italiane e përcjellë arbresh.info.
Klubi nga ‘San Siro’, ditë më parë e transferoi futbollistin e Përfaqësueses së Kroaciës, Alen Halilovic, ndërkohë që së fundmi sipas Gianlucadimarzio.com, mbrojtësi Gustavo Gomez ka arritur marrëveshja me klubin nga Argjentina Boca Juniors.
Mësohet se futbollisti në fjalë shumë shpejt do të arrijë në Buenos Aires për t’i kryer vizitat mjekësore.
Gomez aktivizohet si mbrojtës ndërkohë që është pjesë edhe e Kombëtares së Paraguait me të cilën në 26 ndeshje ka shënuar dy gola.
Te Milani nuk arriti që ti shfaq vlerat e tij. /arbresh.info/

Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku