Futbollisti i Bayern Munich, Jerome Boateng, mund të transferohet në Francë.
Jerome Boateng ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain për transferim në Ligue 1.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se është në pritje të një oferte të kënaqshme e cila do ta bind klubin për ta shitur 29-vjeçarin.
“Momentalisht nuk ka pasur kontakte direkte mes dy klubeve”, ka thënë Rummenigge.
“Por agjentët e lojtarit dhe PSG kanë biseduar. Ne duhet të presim nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët për transferimin e tij”.
“Duhet të gjejmë shumën e cila do të jetë e pranueshme për të dy klubet në mënyrë që ky transferim të realizohet”.
“Ne kemi mjaftueshëm lojtarë në pozitën e mbrojtjes edhe nëse Boateng largohet”, ka theksuar ai.
Bayerni e vlerëson reprezentuesin gjerman prej 50 deri 60 milionë euro.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri