Agjenti i Mesut Ozilit ka hedhur poshtë thashethemet që ylli i Arsenalit mund të largohet nga klubi duke zbuluar në një intervistë për ‘Goal’ se e ardhmja e tij i përket “Topçinjve”.
30-vjeçari është përfolur shumë herë për largim nga skuadra në veri të Londrës pas largimit nga Unai Emery në shumë raste nga fusha për arsye “taktike”, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk do të preferoja të flisja publikisht për situatën e Mesutit, por duke marrë parasysh spekulimet në lidhje me të për largim nga Arsenali, e ndjejë të rëndësishme për të ofruar disa qartësi që ne të kemi mundësi t’i japim fund kësaj dhe të fokusohemi në futboll”, ka thënë fillimisht Erkut Sogut.
“Mesuti nënshkroi kontratë të re janarin e kaluar sepse ai e pa të ardhmen e tij në Arsenal dhe asgjë nuk e ka ndryshuar mendjen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë për aq kohë sa ka në kontratë dhe ndoshta madje edhe më shumë”
“Mesuti është 100 për qind i përkushtuar në Arsenal. Ai e do klubin, ndan vlerën e tij dhe nuk dëshiron të jetë diku tjetër”
“Ai është krenar që vesh fanellën dhe i nderuar për të përfaqësuar Arsenalin brenda dhe jashtë fushës. Ai merr përgjegjësitë e tij, përfshirë përzgjedhjen si njëri nga kapitenët e këtij sezoni – shumë seriozisht dhe ka një raport të mrekullueshëm me bashkëlojtarët e tij, stafin dhe tifozët”
Ozil ka shënuar 37 gola dhe ka krijuar 66 asistime nën udhëheqjen e ish trajneri Arsene Wenger duke kontribuar gjithashtu në fitoren e tri Kupave FA të “Topçinjve”./arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje