James Rodriguez ka pranuar se ishte i befasuar me dorëheqjen e Zinedine Zidanes nga roli i tij si trajner te Real Madridi.
Zidane zbuloi njoftimin tronditës në një konferencë për media të enjten, vetëm pesë ditë pas fitores së titullit të tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
James, i cili iu bashkua vitin e kaluar Bayern Munichut duke nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare në formë huazimi si pasojë e mungesës në formacionin startues te Zidane, ka thënë largimi i tij ishte “pak i çuditshëm”.
I pyetur nëse ishte i befasuar nga lajmi, ai u tha gazetarëve:
“Pak po sepse ai ka qenë tri vite aty ku ai pothuajse ka fituar gjithçka”
“Është pak e çuditshme? Por, ishte vendimi i tij. Unë mendoj se ai bëri gjëra të mira në të gjitha tri vitet”
E ardhmja e Jamesit është vënë nën shqyrtim si pasoj e vendimit të Zidanes për largim./arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...
Barcelona shpëton nga humbja falë një penalltie në minutat e...
Bayern e demolon Atalantan në Bergamo, ia shënon gjashtë gol...
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...