Ish ylli i Paris Saint Germain, Javier Pastore shpreson që Neymar të vazhdoj të ketë sukses në Francë duke shtuar se largimi i tij nga klubi është i “pamundur”.
Neymar fitoi tripletën në sezonin e tij të parë te PSG, por edicioni i tij u ndërpre për shkak të një lëndimi ndërkohë që klubi u eliminua herët në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ish lojtari i Barcelonës raportohet se është përfolur për transferim në Spanjë te Real Madridi, por insiston se do të vazhdojë qëndrimin në Paris.
Pastore, i cili së fundmi u largua nga PSG për transferim te Roma, nuk mund të shoh ndonjë formë përmes së cilës Neymar largohet në këtë merkato të transferimeve.
“Është e mundur që Neymar të largohet nga PSG këtë verë”, ka thënë Pastore pas fitores 4 me 2 të Romas në International Champions Cup kundër Barcelonës.
“PSG bëri një investim shumë të madh në të. Ata varen shumë nga Neymari, si një lojtar dhe si një person, dhe vitin e kaluar ai kishte fat të keq duke u lënduar në fazën kryesore të sezonit të klubit”
“Ky vit do të jetë një shans e mirë për të që të jetë në gjendje të demonstroj gjithçka. Me ndihmën e Zotit, unë shpresoj që ai mund të fitoj shumë gjëra të rëndësishme te PSG”
Neymar ka shënuar 19 gola brenda 20 ndeshjeve në Liga 1 sezonin e kaluar./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...