Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Arsenali në linjën prapa dhe Emery është i vendosur për të rregulluar mbrojtjen që pranoi 51 gola në ligë gjatë sezonit të tij të parë në detyrë.
Goal shkruan se trajneri spanjoll është i hapur për të shitur Shkodran Mustafin pas një tjetër edicioni me gabime të shumta nga mbrojtësi shqiptar, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe Arsenali e sheh këtë verë si një kohë perfekte për t’i mbyllur humbjet e tyre në lojtarin që sipas burimit të lartpërmendur nuk ka arritur asnjëherë të justifikoj tarifën prej 35 milionë funta.
“Topçinjtë” janë në informuar se nuk mund të marrin tarifën e paguar për fituesin e Kampionatit Botëror, por një ofertë rreth 20 milionë funta do të ishte e mjaftueshme për t’i bindur ata që të bëjnë biznes.
Interesim për Mustafin ka në Itali, por vështirë se dikush nga klubet në Serie A mund të plotësojë kërkesat e mbrojtësit për pagë, prandaj do të jetë e vështirë për Arsenalin për ta larguar atë.
Por, largimi i tij është parë si një diçka shumë e nevojshme për shkak se Emery dëshiron të shtojë një tjetër qendërmbrojtës në skuadër./arbresh.info/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...