Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se është e pamundur që ylli i skuadrës, Lionel Messi të largohet nga “Camp Nou”.
Argjentinasi është në fund të kontratës me klubin blaugranas dhe ka të drejtën të largohet si lojtar i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Braida mendon se largimi është i pamundur, mirëpo nëse ndodh atëherë klubet angleze dhe italiane janë kryesorët për ta transferuar 32-vjeçarin.

“Nuk mendoj se Messi do largohet nga Barcelona. Është duke kaluar kohë të mirë, edhe pse një ditë do largohet”.
“Atë mund ta blejnë klubet angleze, por edhe disa italiane janë në gjendje. Messi do zgjidhte probleme të secila skuadër, pa të Barcelona është thjeshtë tjetër skuadër”, përfundoi ai.
Gjigantët evropianë si Juventus, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich janë të interesuar për argjentinasin./arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane