Joan Laporta ende nuk e ka harruar atë që ndodhi të dielën e kaluar në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen Real Madrid – Rayo Vallecano, ku skuadra madrilene e fitoi takimin me një penallti në minutat shtesë, të realizuar nga Kylian Mbappé.
“E pashë ndeshjen e Madridit kundër Rayos. Nuk e kuptoj nga dolën nëntë apo dhjetë minuta shtesë. Pashë disa raste ku disa lojtarë janë mësuar të hidhen në zonë, të shtiren sikur preken, dhe kjo duhet të ndëshkohet me karton. Rayo doli shumë i dëmtuar nga ky arbitrim”, deklaroi Laporta.
Ai nuk la pa përmendur as televizionin zyrtar të Real Madridit, i cili shpesh kritikon arbitrimin.
“Po flasim për një klub që ka një televizion që vazhdimisht thotë se arbitrat i dëmtojnë. Tani çfarë thonë? A nuk i dëmtoi arbitri kësaj here? A i kanë analizuar këto raste? Duhet ta shikojnë mirë këtë çështje”.
Laporta vazhdoi kritikat ndaj vendimeve të fundit të arbitrave, duke kërkuar më shumë drejtësi.
“E kuptojmë që gabime mund të ndodhin, por jo gjithmonë në të njëjtin drejtim. Presim që këto gjëra të korrigjohen, sepse janë situata shumë të qarta. Po e them në mënyrë konstruktive, sepse ndonjëherë edhe ne kemi përfituar nga gabimet”, deklaroi ai.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...