Joan Laporta u shfaq i lumtur për titullin e Superkupës në Jeddah ndaj Real Madridit, por edhe i habitur nga fakti që lojtarët madrilenë nuk i bënë “roje nderi” Barcelonës.
Pas ndeshjes, Mbappé iu kërkoi shokëve të largoheshin nga dhomat e zhveshjes, një gjest që nuk i pëlqeu presidentit blaugrana.
“Më habit që nuk na bënë nderimin e duhur. Duhet të jesh bujar dhe respektues edhe kur humbet, por e kuptoj që ishin momente shumë të vështira për ta. Dukej që ishin shumë të zemëruar dhe patën atë reagim”, u shpreh ai.
Tutje ai foli rreth rrjedhojës së ndeshjes.
“Kishim kontroll të mirë, por Real Madrid mundi të na krijonte vështirësi me kundërsulmet. Megjithatë, ishim superiorë dhe mund të kishim fituar me diferencë më të madhe”, deklaroi i pari i Barcelonës.
Në fund ai u pyet edhe për kapitenin e klubit, Ronald Arauajo, i cili nuk kaloi një periudhë të mirë me gjendjen e tij emocionale.
“Flick dhe stafi e aktivizuan për të ndjerë përsëri rolin e kapitenit. Ishte moment shumë emocional dhe ai e festoi kthimin me trofe”, shtoi tutje.
Ky ishte titulli i dytë me radhë i Superkupës së Spanjës për Barcelonën, kur herë të dytë radhazi mposhtin Realin në finale./Arbresh.info
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...