Erik Lamela nuk ka kursyer lëvdata për Tottenham Hotspur.
Ylli argjentinas i Tottenham Hotspur, Erik Lamela, ka dhënë disa komente pozitive për trajnerin portugez, Jose Mourinho.
Sipas anësorit të Spurs, skuadra është përmirësuar shumë që nga ardhja e ‘Special One’ në krye të skuadrës.
“E dimë se duhet të luajmë në Ligën e Evropës. Është e rëndësishme për klubin, tifozët dhe lojtarët. Për të gjithë këtu”, ka thënë Lamela, transmeton lajmi.net.
“Mourinho po bënë punë të mirë. QË kur ka ardhur këtu, skuadra është përmirësuar shumë në të gjitha aspektet. Ai po shtynë skuadrën në rrugën e duhur”, ishin fjalët e argjentinasit.
Realisht, parë klasifikimin në Premierligë, Tottenham qëndron më së dobëti në krahasim me vitet e fundit, megjithatë, Lamela duket të ketë një pikëpamje tjetër.
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...