Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë pas shtatë fitoreve radhazi në NBA, duke u mposhtur nga Phoenix Suns me rezultat 125-108.
Suns krijoi epërsi në çerekun e dytë dhe të tretë, derisa përkundër se vendasit u munduan ta rikthejnë rezultatin në periudhën e fundit nuk ia arritën dot, shkruan Arbresh.info.
Periudha e dytë ishte vendimtare ku Suns shkuan me 14 pikë diferencë në pushimin mes pjesëve dhe kështu arritën deri tek fitorja.
Më i dalluari në këtë triumf të tyre ishte Brooks me 33 pikë, i mbështetur nga Gillespie i cili shtoi edhe 28 tjera.
Tek Lakers si gjithnjë këtë edicion u dallua Luka Doncic me 38 pikë, 11 kërcime e pesë asistime.
Kjo ishte humbja e pestë e Lakers krahas 15 fitoreve, teksa Phoenix Suns arriti fitoren e 13./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...