Kombëtarja e Kosovës ka konfirmuar se niset për Athinë, ku do përballet me Greqinë në kuadër të grupit C së Ligës së Kombeve.
FFK-ja ka konfirmuar se në këtë përballje do mungojnë treshja Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, që pas testimeve u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë”, ka shkruar FFK.
Përballja me Greqinë zhvillohet nesër dhe nis në ora 18:00./arbresh.info.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...