Drita ka njoftuar se UEFA ka vendosur që skuadra kosovare të humbë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtarë 3 – 0 ndaj Lindfield.
Hamdi Namani rezultoi pozitiv për koronavirus para ndeshjes me Lindfield, ndërsa ndeshja në fillim vetëm u shty, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, Drita përmes një postimi në Facebook ka bërë UEFA të vendos që skuadra nga Gjilani të humbë ndeshjen në tavolinë.
Drita ka konfirmuar se do e apelojë këtë vendim duke i ndjekur rrugët ligjore.
“VENDOS UEFA: Humbim ndeshjen ne tavolin me rezultat zyrtare 3:0!
Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se qe shkalla e apelit ka vendosur qe ne kemi humbur ndeshjen ne tavoline me rezultat zyrtare 3:0!
Nje vendim i habitshem nga nje institucion siq eshte UEFA, nje vendim me kaq nxitim dhe pa kerkuar asnje sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jone!
Arsyeja kryesore te ketij vendimi eshte sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kerkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye te tjera qe nuk kane te bejne me ne si klub por me organizatorin e ketij kompeticioni e qe ka qene vet UEFA organizatore!
Jemi thellesishte te indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.
Tani neve si klub na mbetet qe kete qeshtje ta dorzojme ne duart e avokateve per ti ndjekur deri ne fund te gjitha rruget ligjore”, ka shkruar Drita në Facebook.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1180445755673254/?type=3&theater
Kjo është hera e parë që UEFA vendos që një skuadër të humbë ndeshjen në tavolinë./arbresh.info.
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak