Erling Haaland është në rrugën e duhur të kthehet në skuadrën Borussia Dortmund për udhëtimin e së shtunës në Fortuna Dusseldorf, ndërsa Marco Reus është gjithashtu përsëri në stërvitje.
BVB kanë qenë pa dy yjet e tyre javët e fundit teksa kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Haaland, i cili ka shënuar 10 gola në 11 ndeshjet e Bundesligës që nga momenti i ardhjes në klub në janar, është jashtë fushës që nga humbje 1:0 nga Bayern, transmeton lajmi.net.
Reus, ndërkohë, luajti për herë të fundit në fillim të shkurtit kur pësoi lëndim – ndërkohë që po shijonte një sezon të mrekullueshëm.
31-vjeçari kishte kontribuar me 12 gola dhe shtatë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...