Lisandro Martinez nuk i ka këputur ligamentet në gjurin e tij të djathtë, kanë thënë burime të shumta nga mediumet angleze, megjithëse ende nuk ka asnjë konfirmim nga klubi.
Ky është një lajm i mrekullueshëm për Erik ten Hag, pasi mund të kishte përfunduar sezoni për argjentinasin nëse ai do të kishte këputur ligamentet, përcjell Arbresh.info.
Mbrojtësi argjentinas u lëndua pas një përplasjeje me mbrojtësin e West Ham, Vladimir Coufal në minutën e 69-të të fitores 3-0 të Manchester United.
Analizat mjekësore që Martinez iu nënshtrua të hënën, treguan se ai vetëm ka përdredhur ligamentet e tij, por nuk i ka këputur ato.
Ai pritet të mungoj rreth 8 javë./Arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...