Lajm i mirë për Anglinë: Lëndimi i Kane jo serioz, i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj SHBA

17:42 | 24 Nëntor 2022
KRG

Harry Kane është i aftë dhe mund të rikuperohet në funksion të ndeshjes së nesërme në mes të kombëtares angleze dhe SHBA-së në ndeshjen e dytë të grupeve të Botërorit në Katar.

Trajneri anglez Southgate e bëri të ditur lajmin personalisht.

“Ai është mirë. Ai ka stërvitur ndaras, por është gati të dalë në fushë. Lajm i mirë edhe për Maguire, i cili u zëvendësua të hënën pas një goditjeje në kokë, por do të mund të dalë në fushë nesër“, tha ai.

Anglia luan me SHBA nesër nga ora 20:00.

Shpërndaje në rrjete sociale