Sulmuesi francezi Alexandre Lacazette, që ka luajtur te Arsenal më parë, e ka uruar Granit Xhakën për golin e shënuar ndaj Tottenham.
Mesfushori shqiptar, Xhaka shënoi në fitoren e “Topçinjve” që erdhi me rezultat 3-1.
“Vllau Jeeeem!” ka shkruar francezi në gjuhën shqipe në Instagram, duke shprehur gëzimin për golin e Xhakës, që e vulosi fitoren ndaj rivalit lokal, shkruan telegrafi.
Xhaka po shkëlqen në edicionin e ri në Ligën Premier me Arsenalin.
Arsenali i Mikel Artetas mbetet lider, pasi nga tetë ndeshje kanë grumbulluar 21 pikë.
Xhaka sot e realizoi golin e dytë personal në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime.

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës