Për Labinot Kabashin po nis një kapitull i ri.
Mesfushori nga Kosova raportohet se karrierën do ta vazhdojë në Spanjë, te skuadra e Villareal.
Sipas raportimeve të fundit, Kabashi fillimisht do t’i bashkohet Villarrealit C, që garon në ligat e ulëta të Spanjës.
Qëndrimi te kjo skuadër mund të zgjas përkohësisht, nëse Kabashi qëndron mirë me përgatitjet fizike, që do t’i mundësonin kalimin te Villarreal B.
20 vjeçari ka qenë për disa vite pjesë e grupmoshave të Barcelonës, teksa ka pasur edhe një klauzolë lirimi deri në 40 milionë euro.
Kabashi ka qenë i ftuar edhe te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar, por nuk ishte paraqitur.
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...