La Liga do të rikthehet nga 8 qershori, thotë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Presidenti i ligës, Javier Tebas tha se kishte shpresuar që superliga do të riniste me 12 qershor, megjithatë La Liga mbetet të konfirmojë datën e rikthimit, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët e La Ligës filluan stërvitjen në grupe jo më shumë se 10 veta në fillim të javës.
“Spanja ka bërë atë që duhet dhe tani janë hapur horizonte të reja për të gjithë. Ka ardhur koha për të sjellë përsëri shumë aktivitete ditore,” tha Sanchez.
Divizioni i dytë spanjoll gjithashtu është vendosur të rifillojë në të njëjtën kohë me superligën.
“Ne jemi shumë të kënaqur me vendimin”, tha Tebas. “Është rezultat i punës së madhe të klubeve, lojtarëve, trajnerëve, CSD (Këshilli Kombëtar i Sportit) dhe agjentëve.
“Por ne nuk mund të shkujdesemi, është e rëndësishme të ndjekim rregulloret shëndetësore dhe të sigurohemi që pandemia të mos kthehet”./arbresh.info/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...