PSG ka marr një fitore të rëndësishme ndaj St Etienne me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.
Ishin mysafirët e St Etienne që e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar të parët.
Denis Bouanga përfitoi nga një gabim në mbrojtjen parisiene për të shënuar për 1-0.
Por pa u mbyllur pjesa e parë PSG barazoi shifrat me Lionel Messin që asistoi bukur te Kylian Mbappe i cili shënoi për 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë sërish dyshja Messi – Mbappe në aksion. Argjentinasi bukur pasoi te Mbappe që shënoi për 2-1 në minutën e 47-të.
Në minutën e 52-të u mbyll ndeshja, kur Mbappe asistoi te Danilo i cili me kokë shënoi për 3-1.
Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe PSG mori fitoren e radhës që e mbanë larg në vendin e parë me 62 pikë.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...