Kylian Mbappe do të transferohet sigurt në Real Madrid gjatë verës që vjen.
Për këtë është i bindur tabloidi gjerman “Bild”.
Sipas këtij mediumi, “sulmuesi francez do t’i bashkohet 100 për qind Realit si lojtar i lirë gjatë verës”.
Të vetmen pikëpyetje që e ka mediumi gjerman është koha kur do të bëhet zyrtar ky transferim.
Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Ish-futbollisti i Monacos nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën përkundër insistimit dhe joshjes me rrogë marramendëse nga ana e parisienëve.
Mbappe e ka ëndërr fëmijërore transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe duket se ajo do t’i realizohet pas pak muajsh.
Madrilenët janë treguar të rezervuar sa i përket objektivit të tyre, por tashmë dihet botërisht se ata e duan kampionin e botës me Francën.
Mbappe pritet ta përbëjë një dyshe të frikshme të sulmit të madrilenëve me bashkëkombësin e tij, favoritin për Top të Artë, Karim Benzema. /Gazeta Express/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...