Real Madridi është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Athletic Bilbao, për të tranasferuar portierin, Kepa Arrizabalaga.
Portieri i talentuar ka një klauzolë prej 17 milionë eurove në kontratën e tij me klubin bask.
Sipas gazetës spanjollë “Marca”, Reali do të ofrojë 22 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton arbresh.info.
Arrizabalaga pritet që të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me klubin madrilen.

Titulli i gazestës spanjolle ishte kështu: “Kepa – një dhuratë për mbretërit”.
23 vjeçari në këtë vit ka debtuar edhe me kombëtaren e Spanjës, në miqësoren kundër Costa Rikës, më 11 shtator, të cilën e kishin fituar 5 me 0.
Ai po ashtu nuk pranoi gol ndaj Real Madridit në barazim pa gola në takimin e 2 dhjetorit, në kuadër të La Ligës.

Nëse, Reali arrinë marrëveshje me Kepa, atëherë ai do të jetë zëvendësuesi i Keylor Navas, si numëri një në Santiago Bernabeu.
Transferimi besohet se do të kompletohet pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, që do të mbahet në Abu Dhabi. /arbresh.info/
rr
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK