Barcelona ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Quique Setien dhe si kandidati kryesor shihet Mauricio Pochettino.
Tekniku argjentinas me kalimin te Barcelona pritet të bëjë edhe disa transferime, në mënyrë që të jetë kandidat për Ligën e Kampionëve dhe La Liga, transmeton portali arbresh.info.
I pari në listë është ylli i Spurs, Harry Kane, i cili do jetë pasuesi i Luis Suarez, ngase ka punuar me Pochettino-n për disa vite.
Në listën e transferimeve ndodhet edhe Lautaro Martinez, i cili pëlqehet shumë nga Barcelona.
Giovani Lo Celso gjithashtu mund të transferohet nga Tottenham-i, si pasuesi i Sergio Busquets.
Ndërsa, mund të këtë ndryshime edhe në mbrojtje, ku Gerard Pique mund të largohet dhe në pozitën e tij të transferohet ylli i RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Ja se si do duket formacioni i Barcelonës nën urdhrat e Mauricio Pochettino-s./arbresh.info.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...