Mikel Artetas është duke punuar shumë që të ndërtojë një skuadër të suksesshme te Arsenali.
The Gunners e mbyllën edicionin 2019/20 me triumfin në FA Cup, derisa trajneri spanjoll në këtë verë do të ketë shumë punë.
Arsenalit do t’i duhen rreth 200 milionë euro për t’i realizuar shënjestrat e tyre, gjersa Willianin pritet ta marrin me parametra zero nga Chelsea.
Philippe Coutinho është caku kryesor i skuadrës londineze, derisa janë të vendosur të transferojnë edhe Thomas Parteyn nga Atletico Madridi.
Arteta po ashtu po tenton të bind Dani Ceballosin që të qëndrojë përfundimisht tek ta, pasi ishte i huazuar nga Real Madridi për një sezon.
Me pesë lojtarë të rinj në formacion, Topçinjtë do të kishin shpresë që të riktheheshin në top katërshe. /Telegrafi/

Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...