Djibril Cisse ka bërë të ditur për publikun se cilat ishin fjalët e Steven Gerrard në pauzën e pjesës së parë të finales së Stambollit në 2005.
Finalja luhej mes Liverpool dhe Milan, me italianet që përfunduan pjesën e parë me tre gola epërs, me anglezët të cilët barazuan në 3:3 për të fituar në ekzekutimin e penalltive.
Përveç performancës fenomenale të Gerrard, Cisse ka thënë se fjalimi i tij tejkaloi edhe ato që kapiteni bëri në fushë.
“Ai na tha se Liverpool është gjithçka që ai kishte. Nuk donte të mbetej në historinë e LK si performancë për të qeshur.
Ai tha se nëse më doni dhe më respektoni si kapiten, ngrihuni dhe zbrisni në fushë që të fitojmë” ka cituar Cisse ish kapitenin e “The Reds”.
Gerrard kishte shënuar golin e parë, kishte fituar 11 metërshin, dhe përfundoi takimin duke luajtur si mbrojtës i djathtë, megjithatë, duket se fjalimi i Stevie G ishte ajo që u vlerësua më së shumti nga bashklojtarë
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...