Hector Bellerin është rikthyer te Barcelona pas 11 viteve që ishte larguar nga ky klub.
Mbrojtësi i djathtë ishte larguar nga La Masia për t’iu bashkuar Arsenalit derisa sezonin e fundit ishte i huazuar te Real Betis në La Liga.
Bellerin kishte kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2024, por ai e ka prishur atë për t’u bashkuar me Barcelonën si futbollist i lirë.
Lojtari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023, derisa i është vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove.
Bellerin pritet të jetë zëvendësues i Sergino Dest te Barca, pasi amerikani u largua në huazim në drejtim të Milanit.
Once a Culer, always a Culer #MadeInLaMasia ?❤ pic.twitter.com/8fYEggvsOK
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2022
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...