Sot është tërhequr shorti për fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve.
Lyon ka mësuar se për kundërshtar do ta ketë një prej skuadrave favorite për ta fituar këtë kompeticion, Barcelonën.
Pas këtij “lajmi”, ka reaguar edhe trajneri i skuadrës franceze, Bruno Genesio.
“Po, mendoj se po” ishte përgjigja e tij kur është pyetur nëse Barcelona është skuadra më e mirë në Spanjë, transmeton lajmi.net.
Kurse sa i përket stilit të lojës së katalunasve, Genesio është shprehur: “Mendoj se City tashmë ka një stil shumë të mirë loje pasi Guardiola dërgoi disa principe nga Barcelona, të cilët janë pikë reference” ka vazhduar ai.
“Ata janë një skuadër me shumë përvojë në sferën evropiane, për dallim nga Manchester City të cilët asnjëherë nuk kanë fituar asgjë” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Lyon.
Kujtojmë se Lyon janë larguar dy herë të pamposhtur nga përballjet me Manchester City, gjë që tregon se ata nuk do të jenë kundërshtar i lehtë për “blaugranët”.
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë