Largimi i mesfushorit brazilian, Philipe Coutinho, për në Barcelonë ka tronditur klubin dhe tifozët ‘KOP’ mbarë botës.
Coutinho në këtë sezon ka qenë një nga pikat kryesore të skuadrës së Jurgen Klopp, dhe kishte shfaqur profesionalizëm maksimal ndaj klubit edhe pse mendjën dhe zemrën e kishte te Barcelona.
Coutinho në vikendin që shkoi kompletoi transferimin në Nou Camp për shumën rekorde 160 milionë euro.
Largimin e asit brazilian e ka komentuar edhe ish bashkëlojtari i tij dhe legjena e klubit, Steven Gerrard.

“Unë ende po e përtypi këtë si një tifoz i Liverpoolit”.
“Nuk jam i befasuar nga kjo. Unë e di se Liverpooli ka bërë gjithçka për at mbajtur atë, ka luftuar për ta mbajtur deri në verë”.
“Por, kur një djalosh ka një ëndërr, një latino amerikan, i cili dëshiron të luaj për Barcelonën dhe e sheh këtë si mundësinë e vetme që mund ta ketë për këtë, atëherë është e vështirë që ta ndalësh”.
“Nuk ka dyshime për këtë, Liverpoolit do t’i mungojë ai. Ai është futbollist i mrekullueshëm, një njeri i mrekullueshëm dhe të jemi të sinqertë, ai nuk e ka kursyer veten asnjëherë. Unë e respektoj vendimin e tij dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”, potencoi Gerrard.

Coutinho ishte transferuar në Liverpool nga Interi për shumën e 8.3 milionë eurove në vitin 2013. /arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/950452497650348032
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares