Zvicra dhe Anglia do të luajnë të shtunën ndeshjen çerekfinale në kuadër të Euro 2024.
Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka folur Kwadwo Duah, shkruan Arbresh.info.
Duah fillimisht tha se do të bëjnë më të mirën e tyre për të triumfuar.
“Anglia është skuadër e mirë me emra të mëdhenj por ne do të bëjmë më të mirë, të shohim”, tha sulmuesi i Ludogoretsit.
Tutje ai tha se e përcjell futbollin anglez dhe e tregoi idollin e tij.
“Unë e përcjelli shumë futbollin anglez, jam tifoz i Chelseas dhe Drogba është idolli im”, shtoi ai.
Ndërsa u pyet edhe për golin e Bellinghamit në ndeshje ndaj Sllovakisë.
“Goli i Bellingham ishte i mirë por më i mirë ishte i Shqarit”, tha Duah.
Shaqiri realizoi gol në ndeshjen e dytë në fazëne grupve të Zvicrës ndaj Skocisë dhe ishte njëri ndër golat më të bukur të këtij kompeticioni.
Kujtojmë se Duah këtë Evropian ka realizuar një gol këtij kompeticion në ndeshjen hapëse ndaj Hungarisë./Arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK