Cristiano Ronaldo i ka të pesë shqisat të fokusuara të shtunën e ardhshme te finalja e madhe e Kievit. Për sulmuesin e Real Madridit, gjëja më e rëndësishme këto ditë është të ketë një mendje të fortë dhe të relaksuar, një trup të përgatitur për betejën finale të Champions-it.
Sa i përket ushqimit, ylli i të bardhëve po mban një dietë të pasur me proteina dhe sidomos të ekuilibruar. Portali “Business Insider” ka folur me kuzhinierin e ekipit kombëtar portugez, Luis Lavrador, i cili është dora e parë se si ushqehet sulmuesi i Real Madridit.
Në moshën 33-vjeçare, Cristiano Ronaldo gjithmonë ha shëndetshëm. Sipas Lavrador, në dietën e Ronaldos kurrë nuk do të mungojë një gotë verë e kuqe, frutat e freskëta, drithërat dhe proteinat, si dhe shumë sallatëra.
Në trajnim dhe gjatë lojërave, Ronaldo hidratohet nga pije të veçanta “Isotonic”, të përgatitura me pak sheqer dhe që përmban një përzierje të karbohidrateve për të rritur rezistencën e tij; elektrolite dhe vitamina B12 për të luftuar lodhjen.
Përveç kësaj, Lavrador thekson se në dietën e tij ka një larmi të madhe peshqish. Por, mishi është gjithashtu i pranishëm në ngrënien e darkave me produkte të bëra sidomos në skarë dhe të shoqëruara nga një sallatë e mirë.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...