Real Madridi ka treguar punën e tyre të rinovimit në Santiago Bernabeu me pamjet mahnitëse me dron të postuara në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Rinovimi i tyre ambicioz i shtëpisë së tyre të famshme i cili filloi në vitin 2019 besohet se ka kushtuar 575 milionë euro dhe është projektuar për të sjellë stadiumin ikonik në epokën moderne.
Megjithëse procesi ka pasur vonesa, stadiumi debutoi me çatinë e rinovuar dhe fushën e re në fitoren e Los Blancos 2-1 ndaj Getafes të shtunën pasdite.
Para ndeshjes, Real Madrid ndau një video që tregon pamjet me dron si jashtë ashtu edhe brenda stadiumit.
Veçoritë e dukshme përfshijnë çatinë e re, një tarracë që rrethon stadiumin në nivelin e tij më të lartë, e cila do t’u ofrojë shikuesve të ndeshjes një shije të fundit të mikpritjes, si dhe terrenin e ri.
Tifozët kanë mbetur të mahnitur nga pamjet që Real Madirdi i ka sjell për ta, derisa Santiago Bernabeu sigurisht që është ndër top stadiumet më të bukura në botë. /Telegrafi/
?✨ Santiago Bernabéu ? pic.twitter.com/zjhJCiiy9q
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 2, 2023
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...