Gruaja e Mauro Icardit, e cila njëherit është edhe agjentja e tij, raportohet t’i ketë kërkuar Interit nëntë milionë euro në sezon për nënshkrimin e kontratës së re të sulmuesit argjentinas.
Icardi i cili është kapiten i Interit, ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro, e cila është e vlefshme në dy javët e para të korrikut.
Inter dëshiron që të largojë atë klauzolë, por deri më tani nuk ka pasur bisedime të frytshme me sulmuesin për vazhdimin e kontratës.
Sipas ‘Corriere della Sera’, Wanda i ka kërkuar Interit nëntë milionë euro në sezon për Icardin, për të larguar klauzolën.
Me nëntë milionë euro, Icardi do të dyfishonte pagën aktuale te Inter, dhe do bë bëhej një nga lojtarët më të paguar në Serie A.
Icardi që padyshim është lojtari kryesor te Inter, po kërkohet nga Real Madrid, për të zëvendësuar Karim Benzeman.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...