Drejtori i Tottenham, Daniel Levy, ka pagën më të madhe në Ligën Premier nga drejtuesit.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Levy është drejtori më i paguar në Ligën Premier me pagën prej 6 milionë funte që i është rritur së fundmi.
Levyt i është rritur paga nga 3.2 milionë funte sa e kishte, pasi klubi po kalon një periudhë historike. Paga e tij javore është 115,000 funte në javë, ndërsa Harry Kane paguhet 110,000 funte në javë.
Problemi i madh i Tottenhamit qëndron, pasi klubi nuk i paguan lojtarët sikurse klubet tjera në Ligën Premier.
Pikërisht kjo gjë mund ta detyrojë lojtarin që të kërkojë largimin nga klubi.
Kane vazhdimisht kërkohet nga disa klube në Angli, si Manchester United dhe Chelsea, ndërsa për të interesim të madh ka edhe Real Madridi.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...