Trajneri i Chelsea, Antonio Conte është cilësuar si një gjeni, nga ish-ylli i Juventus, Andrea Pirlo.
Conte po prinë me skuadrën e tij dhjetë pikë para të tjerëve në Premier League, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit.
“Conte për mua është më i miri trajner, pasi është gjeni”, ka thënë Pirlo.
“Ai punon çdo ditë, në secilin moment në futboll, për ekipin, secilin detaj në fushë dhe futbollistët më pas luajnë mirë”.
“Me Juventus kam qenë për tre vjet më këtë trajner”, ka thënë italiani.
Ai ka treguar se bashkë e kanë fituar trofeun e ligës dhe se çdo ditë e më shumë Conte ka qenë më i ashpër në stërvitje.
“Ndoshta edhe tash është i njëjtë te Chelsea”, ka thënë Pirlo.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...