Meritan Shabani sot debutoi me ekipin e parë të Bayern Munich në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt
Ylli kosovar debutoi në Bundesliga me Bayern Munich në takimin ndaj Frankfurtit, ndeshje në të cilën Jupp Heynckes luajti me shumë lojtarë të rinj në formacionin startues, transmeton Periskopi.
19-vjeçari luajti 56 minuta në fitoren 4:1 të bavarezëve në ‘Allianz Arena’ kundër Frankfurtit.
Por, kush është Meritan Shabani dhe cili është pozicioni i tij në fushë?
Meritan Shabani është pjesë e Bayernit që nga viti 2006 kur iu bashkua akademisë së klubit bavarez si 7 vjeçar. Në sezonin 2016/17 ai luajti si mesfushor anësor, ndërsa në këtë edicion ka luajtur si sulmues i dytë.
Në janar 19-vjeçari kosovar luajti në pjesën e dytë në fitoren 5:3 të Bayernit ndaj Grosaspach, ndeshje e cila ishte e fazës testuese, ndërsa Shabani luajti përkrah Franck Ribery.
A është lojtar i mirë ai?
Shabani ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asiste në 18 ndeshjet për skuadrën U-19 të Bayern Munich.
Ai gjithashtu ka startuar në pesë ndeshje të Bayernit në UEFA Youth League ku ka shënuar një gol te bukur si ai i Kimmich ndaj Realit në fitoren 3:1 kundër PSG në dhjetorin e vitit të kaluar.
Çfarë ka thënë Jupp Heynckes për mesfushorin kosovar?
“Shabani u përfshi në ndeshjen tonë miqësore kundër Grosaspach dhe luajti shumë mirë. Ai është pjesë e një grupi shumë të talentuar lojtarësh,” ka thënë Heynckes.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...