Sonte me fillim nga ora 18:30, FC Prishtina do të përballet me Barcelonën në futsall, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Seksioni i futsallit zyrtarisht u zbulua në shtator të vitit 1978, kurse dy vite më parë Barcelona kishte krijuar ekipin e tyre në këtë sport. Ishte një grup ish-futbollistësh profesionistë që filluan të luanin ndeshje futsalli. Në turneun e parë zyrtar, The Christmas Trophy, Barça luajti dhe u bë kampione.
Në shtator të vitit 1978, FC Barcelona formoi zyrtarisht seksionin dhe u bashkua me Divizionin e Tretë Katalanas. Loja e ekipit ishte spektakolare dhe pas një sezoni të shkëlqyeshëm, ata u ngjitën një kategori më lartë. Pastaj, po aq shpejt, ata kaluan nga Divizioni i Dytë në të Divizionin e Parë. Barcelona arriti të bëhej kampione në dy sezonet e para në elitë.
Nga titujt madhorë, FC Barcelona ka katër tituj të ligës, tri herë kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve, pesë herë fituese e Superkupës së Spanjës dhe shtatë herë fituese e Copa Del Rey.
Sezonin e kaluar, ata e fituan Ligën e Kampionëve dhe janë aktualisht kampion në fuqi, kurse sonte përballen me ekipin e Prishtinës në Barcelonë.
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...