“Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka thënë Florian Marku pas fitores mbrëmë në Newcastle.
“Albanian King” e mundi me nokaut Chris Jenkins në raundin e katërt.
Pas triumfit të madh, boksieri shqiptar i kërkoi meç Amir Khanit.
“Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, ka shtuar më tej ai.
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin ËBA nga 2009 deri në vitin 2012 dhe titullin IBF në vitin 2011.
Khan është shumë i popullarizuar në Britaninë e Madhe dhe Marku po kërkon me ngulm t’ua dëshmojë të gjithëve se është më i mirë se ai.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...