Kosova është nikoqire e Kampionatit Evropian të Esports në CS2 dhe Dota 2.
E gjithë Evropa i ka sy kah salla “1 Tetori”, aty ku po marrin pjesë 35 ekipe nga 24 shtete, shkruan Arbresh.info.
Vëmendje kësaj ngjarje po i kushton edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë sot gjithashtu i pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij eventi.
Kurti ka shkruar pas fitores së parë të “Dardanëve” ndaj Cekisë, ku iu ka ofruar mbështetje të plotë djemve të cilët po e përfaqësojnë vendit tonë.
“Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë. Këtë javë, Prishtina është qendra e Evropës në sportet elektronike, ku 35 ekipe nga 24 shtete garojnë për trofetë e Kampionatit Evropian të Esports. Aty ku sporti dhe teknologjia takohen, padyshim që rinia jonë shkëlqen”.
“Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari. Suksese tutje djemve tanë, jemi me ju!”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Danimarkës nesër me fillim nga ora 17:00./Arbresh.info
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...