Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për Klan Kosova, pas ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova korri fitore, tha që nuk ka parë ndeshje më të bukur.
“Ndeshje më të bukur unë moti nuk kam parë dhe më vjen keq të gjithë ata teleshikues që janë detyruar ta shikojnë nëpër ekrane televizive e të mos jenë këtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ishim ne”, tha Kurti.
“Kjo ndeshje e reflekton zellin e jashtëzakonshëm të lojtarëve tanë, por poashtu edhe një precizitet të paparë në pasime, një lloj vetëbesimi që duhet ta mbajnë në secilën lojë në vijim dhe gjithashtu kur kësaj i shtohet fakti që fitorja e sotme është realizuar pikërisht në 4-vjetorin kur u nda nga jeta legjenda jonë e futbollit Fadil Vokrri”, tha ai.
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030