Kosova e ka shënuar fitoren më të madhe në histori duke e mposhtur Suedinë në Goteborg me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e katërt të fazës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Golin e vetëm deri më tani e ka realizuar Fisnik Asllani, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili e quajti historike fitoren e sotme të ‘Dardanëve’
“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kosova tashmë është e dyta në grupin kualifikues me shtatë pikë, pas Zvicrës e cila 10 sosh.
Ndeshjen e radhës është vendimtare, ku vetëm një barazim me Slloveninë i siguron Kosovës pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit dhe kualifikimin për në play-off të Botërorit./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...