“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternitet dhe niset drejt Shqipërisë

09:06 | 24 Mars 2026
D.H

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka marrë një vendim të vështirë por plot përkushtim, duke lënë Italinë për t’iu bashkuar menjëherë ekipit kuqezi për përgatitjet ndaj Polonisë, pavarësisht se bashkëshortja e tij ndodhet në maternitet në pritje të lindjes.

Ramadani kishte marrë leje nga trajneri Sylvinho për të qenë pranë familjes në këtë moment të rëndësishëm, pasi pritet të bëhet sërish baba, shkruan Arbresh.info.

Megjithatë, sipas raportimeve të Telesport, ai ka vendosur të mos mendohet dy herë dhe të udhëtojë drejt Tiranës për t’iu bashkuar Kombëtares në kuadër të misionit për kualifikimin në Botëror.

Ky veprim tregon përkushtimin maksimal të Ramadanit ndaj fanellës kuqezi, duke vendosur detyrën ndaj Kombëtares mbi gjithçka tjetër, edhe në një moment kaq të rëndësishëm personal.

Mesfushori pritet të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe të jetë një nga pikat kyçe të ekipit në sfidat e radhës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale