Kur Messi është në formë, çdo gjë funksionon – këndellet Barcelona

07:26 | 6 Korrik 2020
A Z

Tri pikë të rëndësishme për Barcelonën në xhiron e 34 në La Liga. I është afruar në 4 pikë Realit.

Barcelona ka marrë tri pikë në udhëtim te Villarreal, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi dhe u mbyllë 1-4 në të mirë të mysafirëve.

Leo nuk shënoi, por asistoi dy herë, njëherë për Suarez dhe njëherë për Griezmann, për të shkuar në kuotën e 20 asistimeve në La Liga, rekordi më i mirë në karrierë me fanellën e Barcelonës.

Golin tjetër e shënoi lojtari i Villarrealit, Pau Torres, që e dërgoi topin në rrjetë, teksa realizoi edhe Ansu Fati ne min 87′, derisa golin e nderit për vendasit e realizoi Moreno.

lg.php.gifMe një fjalë, kur Messi është në ditën e tij, të cilit iu anulua edhe një gol me VAR – askush s’mund të ndalë Barçën që i është afruar në 4 pikë Realit.

Barca tani ka 73 pikë, Reali 77 dhe kanë mbetur edhe 16 pikë në lojë, mjaftueshëm që Barcelona të presë për gabime të Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale