Trajneri i Álvaro Arbeloa doli para mediave me shumë optimizëm në prag të përballjes së madhe të Real Madrid ndaj Bayern Munich në Champions League. Tekniku madrilen theksoi se “Los Blancos” janë gjithmonë favoritë kur luajnë në “Santiago Bernabéu”.
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë. Real Madridi gjithmonë del në dritë në ndeshjet e mëdha.
‘Bernabéu’ do të përjetojë një tjetër natë magjike Champions-i, si ajo ndaj Cityt”, u shpreh Arbeloa.
Ai foli edhe për rolin e Kylian Mbappé, duke e cilësuar si një armë të fuqishme për ekipin.
“Mbappé ka karakteristika ndryshe nga lojtarët e tjerë dhe është një luks ta kesh në skuadër. Kam besim të madh te të gjithë lojtarët. Për një trajner është fat i madh t’i ketë të gjithë në dispozicion”.
Sipas tij, objektivi është i qartë: kalimi i turit.
“Ne shohim vetëm një skenar – të fitojmë ndaj Bayernit dhe të kualifikohemi”.
Arbeloa theksoi rëndësinë e atmosferës në stadium.
“Për të fituar duhet të bësh shumë gjëra mirë, jo vetëm një. Na duhet mentalitet kolektiv. ‘Bernabéu’ do të jetë në zjarr”.
Sërish duke u ndalur te Mbappé, ai shtoi.
“Kylian e di shumë mirë çfarë përfaqëson Real Madridi. Kur humbim, atmosfera është ndryshe, por tani fokusi ynë është vetëm te Bayern Munich. E gjithë energjia jonë është për këtë ndeshje”.
Vlerësime të mëdha pati edhe për Jude Bellingham.
“Kur ai është në fushë, ne jemi më të fortë. Na jep shumë falë lidershipit dhe cilësive të tij. Është një ‘problem i bukur’ ta kesh në skuadër”.
Ndërkohë, për raportet mes Vinícius Júnior dhe Xabi Alonso, Arbeloa nuk deshi të hyjë në detaje.
“Unë shqetësohem për marrëdhënien me lojtarët e mi dhe për faktin që ata ta dinë mirë çfarë i pret në fushë”.
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...