Kosova nuk ka arritur për të shijuar fitoren e shumëkërkuar historike në turneun evropian.
Me një barazim dhe nëntë humbje të njëpasnjëshme, Përfaqësuesja e Kosovës përfundoi ndeshjet e zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht performancave të mira dhe përmirësimeve në organizim gjatë ndeshjeve të fundit, rezultati pozitiv mungoi nga djelmoshat e trajnerit Albert Bunjaki që tashmë është tërhequr nga detyra e tij.
Për shkak të kësaj, tifozët kanë shpërthyer shpesh me kritika ndaj trajnerit dhe disa lojtarëve të caktuar, nga të cilët kanë pritur performanca më të mira duke u bazuar në statistikat pozitive me skuadrat e tyre evropiane.
Mesfushori Milot Rashica, i cili ka shënuar dy gola në kampionatin holandez Eredivisie brenda shtatë paraqitjeve gjatë këtij sezoni 2017/18, është duke shkëlqyer te Vitesse. Por, 21-vjeçari nuk ka shfaqur formën e tij të mrekullueshme edhe me skuadrën kombëtare të Kosovës, gjë që nuk ka mbetur pa rënë edhe në sy të tifozëve.
Mirëpo, veprimi i anësorit nga Vushtrria gjatë intonimit të himnit në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve kundër Islandës duket se do t’i shqetësojë edhe më shumë “Dardanët”.
Rashica kishte ngatërruar duart gjatë intonimit të Kosovës, gabim në të cilin ishte i fokusuar dukshëm Valon Berisha derisa më vonë Bersant Celina ishte tallur me të përmes rrjeteve sociale./arbresh.info/
https://twitter.com/BersantCelina/status/917704900615790592
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata