Sipas raportimeve të fundit në Itali, Investcorp mund të nënshkruajë kontratën për marrjen e Milanit prej 1.1 miliard eurosh deri të premten më 29 prill.
Kompanitë janë tashmë në negociata të avancuara dhe në një periudhë dyjavore do të finalizohet i gjithë procesi.
Tani Il Sole 24 Ore, ekuivalenti italian i Financial Times, raporton se Investcorp është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratat në selinë e Milanos deri të premten më 29 prill.
Disa nga pengesat fillestare tashmë janë realizuar para afatit dhe po ecin me shpejtësi drejt përfundimit.
Investcorp është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrein, duke përfshirë figura që janë gjithashtu të përfshirë në pronësinë e Manchester City.
Pronarët aktualë të Milanit janë Elliott Management, një fond investimi në SHBA, i cili në thelb riposedoi klubin në vitin 2018 kur Yonghong Li nuk arriti të vazhdonte shlyerjet për një hua që kishte përdorur për të blerë gjigantët e Serisë A nga Silvio Berlusconi. /Telegrafi/
Milan, Investcorp ed Elliott al rush finale: accordo atteso in settimana. Firma probabile venerdì 29 aprile – Il Sole 24 ORE @sole24ore https://t.co/ARCl6QUyXZ
— carlo festa (@carlopaolofesta) April 25, 2022
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...