Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e njohur kosovar, Shefki Kuqi.
Në këtë takim ishin edhe anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu si dhe ish-futbollisti dhe trajneri, Isa Sadriu.

Me këtë rast ish-futbollisti i Kombëtares së Finlandës dhe shumë skuadrave të njohura angleze i uroi krerët e FFK-së për sukseset e arritura dhe u shpreh i gatshëm për ta mbështetur futbollin e Kosovës kurdo që e kërkon nevoja.

Nga ana tjetër, presidenti Ademi e vlerësoi lartë karrierën e Shefki Kuqit, duke e cilësuar atë dhe shumë futbollistë shqiptarë që luajtën ndër vite në klube të njohura, si ambasadorët më të mirë të Kosovës. Në fund të takimit presidenti Ademi ia dhuroi Kuqit një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”.

KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates