Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot me dy përballje interesante të fazës së 1/8-tës, ku vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet.
Fillimisht në ora 13:00 do të luhet takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pasdite saktësisht në orën 18:00, kampionia në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina e pret në ‘Fadil Vokrri’, Ballkanin që është në top formë.
Kujtojmë se dita e djeshme nisi me befasi në kupë, ku Drita u eliminua nga Llapi, si dhe triumf arriti edhe Ferizaj ndaj Drenicës, pas penalltive./Arbresh.info

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...