Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka folur pas operimit që bëri dy ditë më parë.
Kumbulla, i cili luan për Romën, u lëndua para disa ditësh në ndeshjen me Milanin, duke bërë kështu që mbrojtësi shqiptar të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Mbrojtësi kuqezi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila shkoi mirë. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të rikthehet më i fortë se kurrë.
“Ky operacion ishte hapi im i parë për rikthimin në fushë. Shkoi në mënyrën më të mirë dhe për këtë dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka ndihmuar. Tani do të më duhet të pushoj fizikisht por në kokën time jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 100% për ngjyrat që unë mbroj. Faleminderit sërish të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, ka thënë Kumbulla.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...