Nuk ka më dilema, Gëzim Krasniqi është lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi u prezantua mesditen e sotme nga klubi verilindor.
Kavajasi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores. 28-vjeçari ishte në udhëkryq, pasi u përfol se do të kalonte te skuadra e Flamurtarit, por në fund gjithçka u ndalua, pasi vlonjatët shkuan me futbollistë të tjerë.
U mendua se Krasniqi do të mbetej pa ekip deri në janar, por largimi i Albi Allës nga skuadra e Kukësit i dha mundësinë kavajasit që të zinte vendin e tij dhe të luftojë për një vend në formacion në qendrën e mbrojtjes. Lojtari doli në stërvitje ditën e djeshme, por zyrtarizimi nga ana e klubit verilindor ndodhi sot.
“Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite.
Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit. Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar”, – shkruhet në njoftimin e klubit.
Në fakt, ka një gabim, pasi Krasniqi vjen pas 6 muajsh në kampionatin maqedonas me Rabotniçkin, ai u largua në janarin e këtij viti nga Partizani.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...